Learn Languages Online!
previous page  up Pёrmbajtja  next page  | Free download MP3: 100 lessons  | Free Android app | Free iPhone app

Home  >   50languages.com   >   Shqip   >   Esperanto   >   Pёrmbajtja


55 [pesёdhjetёepesё]

Punoj

 


55 [kvindek kvin]

Labori

 

 

 Klikoni mbi tekst! arrow
  
Çfarё profesioni keni?
Burri im ёshtё mjek.
Unё punoj gjysmё dite si infermiere.
 
 
 
 
Sё shpejti do tё marrim pensionin.
Por taksat janё tё larta.
Sigurimi shёndetёsor ёshtё i lartё.
 
 
 
 
Çfarё do tё bёhesh?
Dua tё bёhem inxhinier.
Dua tё studioj nё universitet.
 
 
 
 
Jam praktikant.
Nuk fitoj shumё.
Po bёj njё praktikё jashtё shtetit.
 
 
 
 
Ky ёshtё shefi im.
Kam kolegё tё mirё.
Drekave shkojmё gjithmonё nё mencё.
 
 
 
 
Po kёrkoj njё vend pune.
Qё prej njё viti jam pa punё.
Nё kёtё vend ka shumё tё papunё.
 
 
 
 

previous page  up Pёrmbajtja  next page  | Free download MP3: 100 lessons  | Free Android app | Free iPhone app

Kujtesa ka nevojë për gjuhë.

Shumica e njerëzve e mbajnë mend ditën e parë të shkollës. Sidoqoftë, ata nuk kujtojnë më atë që ka ndodhur më parë. Gjatë viteve tona të para të jetës, ne nuk kemi pothuajse asnjë kujtim. Por pse ndodh kjo? Pse nuk mund të kujtojmë çfarë kemi përjetuar kur ishim bebe? Arsyeja gjendet tek zhvillimi ynë. Gjuha dhe kujtesa zhvillohen përafërsisht në të njëjtën kohë. Njeriu ka nevojë për gjuhë që të mund të mbajë mend diçka. Kjo do të thotë se duhet të ketë fjalë për atë që po përjeton. Shkencëtarët kanë kryer teste të ndryshme tek fëmijët. Ata bënë një zbulim interesant. Sapo fëmijët mësojnë të flasin, ata harrojnë gjithçka që kanë përjetuar më parë. Pra, fillimi i gjuhës është gjithashtu fillimi i kujtesës. Fëmijët mësojnë shumë gjatë tre viteve të para të jetës. Ata përjetojnë çdo ditë gjëra të reja. Në këtë moshë, ata kanë shumë përvoja të rëndësishme. Megjithatë, të gjitha harrohen. Psikologët e quajnë këtë fenomen “amnezia infantile”. Mbeten vetëm gjërat, të cilat fëmija mundet t'i emërojë. Kujtesa autobiografike ruan përvojat personale. Funksionon si një ditar. Në të ruhet çdo gjë e rëndësishme e jetës tonë. Kujtesa autobiografike formon kështu identitetin e njeriut. Sidoqoftë, zhvillimi i saj varet nga mësimi i gjuhës amtare. Vetëm përmes gjuhës ne mund të aktivizojmë kujtesën tonë. Sigurisht, gjërat që ne përjetojmë si bebe nuk janë zhdukur vërtet. Ato ruhen diku në trurin tonë. Por ne nuk mund t'i kujtojmë më… – sa keq vërtet, apo jo?

 


Downloads are FREE for private use, public schools and for non-commercial purposes only!
LICENCE AGREEMENT. Please report any mistakes or incorrect translations here.
Imprint - Impressum  © Copyright 2007 - 2020 Goethe Verlag Starnberg and licensors. All rights reserved.
Contact
book2 Shqip - Esperanto Pёr fillestarёt