Learn Languages Online!
previous page  up Pёrmbajtja  next page  | Free download MP3: 100 lessons  | Free Android app | Free iPhone app

Home  >   50languages.com   >   Shqip   >   Katalanishte   >   Pёrmbajtja


15 [pesёmbёdhjetё]

Fruta dhe perime

 


15 [quinze]

Fruites i aliments

 

 

 Klikoni mbi tekst! arrow
  
Kam njё luleshtrydhe.
Kam njё kivi dhe njё pjepёr.
Kam njё portokall dhe njё qitro.
 
 
 
 
Kam njё mollё dhe njё mango.
Kam njё banane dhe njё ananas.
Po bёj njё sallatё me fruta.
 
 
 
 
Unё ha njё fetë bukë të thekur.
Unё ha njё fetë bukë të thekur me gjalpё.
Unё ha njё fetë bukë të thekur me gjalpё dhe marmalatё.
 
 
 
 
Unё ha njё sanduiç.
Unё ha njё sanduiç me margarinё.
Unё ha njё sanduiç me margarinё dhe domate.
 
 
 
 
Duam bukё dhe oriz.
Duam peshk dhe biftek.
Duam pica dhe makarona.
 
 
 
 
Pёr çfarё kemi nevojё tjetёr?
Na duhen karrota dhe domate pёr supёn.
Ku ka nje supermarket?
 
 
 
 

previous page  up Pёrmbajtja  next page  | Free download MP3: 100 lessons  | Free Android app | Free iPhone app

Media dhe gjuha

Gjuha jonë ndikohet nga media gjithashtu. Në veçanti, mediat e reja luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Përmes SMS-ve, email-it dhe chat-it është zhvilluar një gjuhë e veçantë. Kjo gjuhë mediatike është natyrisht e ndryshme në çdo vend. Sidoqoftë, disa karakteristika mund të gjenden në të gjitha gjuhët e mediave. Mbi të gjitha, shpejtësia është shumë e rëndësishme për ne si përdorues. Megjithëse shkruajmë, duam të krijojmë komunikim direkt. Kjo do të thotë që ne dëshirojmë të shkëmbejmë informacionin sa më shpejt të jetë e mundur. Pra, ne simulojmë një situatë të vërtetë bisede. Kjo i ka dhënë gjuhës sonë një karakter oral. Fjalët ose fjalitë shumë shpesh shkurtohen. Rregullat e gramatikës ose pikësimit kryesisht nuk merren parasysh. Drejtshkrimi ynë është më i lirshëm, dhe parafjalët shpesh mungojnë plotësisht. Ndjenjat shprehen rrallë gojarisht në gjuhën e mediave. Këtu ne preferojmë të përdorim të ashtuquajturat emoticons. Këto janë simbole që kanë për qëllim të tregojnë atë që ne po ndiejmë për momentin. Ekzistojnë gjithashtu kode të veçanta për SMS dhe një zhargon për komunikimin në chat. Gjuha e mediave pra, është një gjuhë shumë e reduktuar. Por, ajo përdoret në një mënyrë të ngjashme nga të gjithë përdoruesit. Studimet tregojnë se arsimimi apo intelekti nuk përbëjnë asnjë ndryshim. Veçanërisht të rinjtë pëlqejnë të përdorin gjuhën e mediave. Kjo është arsyeja pse kritikët besojnë se gjuha jonë është në rrezik. Shkenca e sheh fenomenin në mënyrë më pak pesimiste. Pasi fëmijët mund të dallojnë kur dhe si duhet të shkruajnë. Ekspertët besojnë se madje, gjuha e re e mediave ka avantazhe. Pasi ajo mund të promovojë aftësitë gjuhësore dhe kreativitetin tek fëmijët. Dhe: sot po shkruhet më tepër – jo më letra, por e-maile! Jemi të lumtur për këtë!

 


Downloads are FREE for private use, public schools and for non-commercial purposes only!
LICENCE AGREEMENT. Please report any mistakes or incorrect translations here.
Imprint - Impressum  © Copyright 2007 - 2020 Goethe Verlag Starnberg and licensors. All rights reserved.
Contact
book2 Shqip - Katalanishte Pёr fillestarёt