Learn Languages Online!
previous page  up Pёrmbajtja  next page  | Free download MP3: 100 lessons  | Free Android app | Free iPhone app

Home  >   50languages.com   >   Shqip   >   Esperanto   >   Pёrmbajtja


64 [gjashtёdhjetёekatёr]

Mohore 1

 


64 [sesdek kvar]

Neado 1

 


Të verbrit përpunojnë gjuhën më me efikasitet

Njerëzit që nuk shohin, dëgjojnë më mirë. Falë kësaj ata lëvizin me lehtësi në jetën e përditshme. Të verbrit përpunojnë edhe gjuhën më mirë. Ky rezultat konfirmohet nga disa studime shkencore. Studiuesit i vunë të dëgjonin personat e testuar. Shpejtësia e të folurit tek regjistrimet u rrit ndjeshëm. Megjithatë, të verbrit mund t'i kuptonin tekstet. Nga ana tjetër, personat që mund të shihnin mezi i kuptonin frazat. Shpejtësia e të folurit ishte shumë e lartë për ta. Një eksperiment tjetër solli përfundime të ngjashme. Personat e testuar, të verbër dhe jo të verbër, dëgjuan fjali të ndryshme. Një pjesë e secilës fjali ishte manipuluar. Fjala e fundit u zëvendësua me një fjalë pa kuptim. Personat e testuar duhej të vlerësonin fjalitë. Ata duhej të vendosnin nëse fjalitë kishin kuptim apo jo. Ndërkohë që këta persona zgjidhnin detyrën, truri i tyre u ekzaminua. Studiuesit matën frekuenca të caktuara të trurit. Kjo iu mundësoi të shihnin sesa shpejt truri mund ta zgjidhte detyrën. Tek personat e verbër u shfaq shumë shpejt një sinjal i caktuar. Ky sinjal tregonte se u analizua një fjali. Tek personat jo të verbër, ky sinjal u shfaq dukshëm më vonë. Pse personat e verbër e përpunojnë gjuhën më me efikasitet, ende nuk dihet. Shkencëtarët kanë një teori. Ata besojnë se truri i tyre përdor më intensivisht një zonë të caktuar të trurit. Kjo është zona me të cilën njerëzit që shohin përpunojnë stimuj vizualë. Kjo zonë nuk përdoret për të parë tek personat e verbër. Pra, ajo është “e disponueshme” për detyra të tjera. Prandaj njerëzit e verbër kanë më tepër kapacitet për të përpunuar gjuhën.

 


Downloads are FREE for private use, public schools and for non-commercial purposes only!
LICENCE AGREEMENT. Please report any mistakes or incorrect translations here.
Imprint - Impressum  © Copyright 2007 - 2020 Goethe Verlag Starnberg and licensors. All rights reserved.
Contact
book2 Shqip - Esperanto Pёr fillestarёt