Learn Languages Online!

Home  >   50languages.com   >   Shqip   >   Anglisht US   >   Pёrmbajtja


94 [nёntёdhjetёekatёr]

Lidhёzat 1

 


94 [ninety-four]

Conjunctions 1

 

 

 Klikoni mbi tekst! arrow
  
Prit derisa tё pushojё shiu.
Prit sa tё bёhem gati.
Prit derisa tё vijё ai.
 
 
 
 
Po pres derisa tё mё thahen flokёt.
Po pres derisa tё mbarojё filmi.
Po pres derisa semafori tё bёhet i gjelbër.
 
 
 
 
Kur nisesh pёr pushime?
Para pushimeve tё verёs?
Po, para se tё fillojnё pushimet e verёs.
 
 
 
 
Rregulloje çatinё para se tё vijё dimri.
Laji duart, para se tё ulesh nё tavolinё.
Mbylle dritaren, para se tё dalёsh jashtё.
 
 
 
 
Kur kthehesh nё shtёpi?
Pas mёsimit?
Po, pasi mёsimi tё mbarojё.
 
 
 
 
Pas aksidentit ai nuk mund tё punonte mё.
Pasi humbi punёn, ai shkoi nё Amerikё.
Pasi iku nё Amerikё, u bё i pasur.
 
 
 
 


Si të mësoni dy gjuhë në të njëjtën kohë

Gjuhët e huaja po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme sot. Shumë njerëz mësojnë një gjuhë të huaj. Por, ka shumë gjuhë interesante në botë. Prandaj disa njerëz mësojnë disa gjuhë në të njëjtën kohë. Kur fëmijët rriten me dy gjuhë, zakonisht nuk është problem. Truri i tyre i mëson të dyja gjuhët automatikisht. Kur rriten, ata dinë se çfarë i përket cilës gjuhë. Bilingualët i njohin tiparet karakteristike të të dyja gjuhëve. Tek të rriturit është ndryshe. Ata nuk mund të mësojnë aq lehtë dy gjuhë paralelisht. Kush mëson dy gjuhë njëkohësisht, duhet të ndjekë disa rregulla. Fillimisht është e rëndësishme që të krahasojë të dy gjuhët me njëra tjetrën. Gjuhët që i përkasin të njëjtës familje gjuhësore, janë shpesh shumë të ngjashme. Kjo mund të çojë në konfuzion. Prandaj, është e përshtatshme që të analizohen të dy gjuhët me kujdes. Për shembull, mund të shkruani një listë. Ku të shënoni ngjashmëritë dhe dallimet. Në këtë mënyrë truri detyrohet të punojë intensivisht me të dyja gjuhët. Mund të kujtojë më mirë se cilat janë veçoritë e gjuhëve. Duhet gjithashtu të zgjidhni ngjyra dhe dosje të veçantë për secilën gjuhë. Kjo ndihmon në ndarjen e qartë të gjuhëve nga njëra tjetra. Nëse mësoni gjuhë jo të ngjashme, është diçka tjetër. Me gjuhë shumë të ndryshme nuk ekziston rreziku i konfuzionit. Këtu ekziston rreziku i krahasimit të gjuhëve! Do të ishte më mirë, që gjuhët të krahasohen me gjuhën amtare. Kur truri dallon kontrastin, ai mëson më efektivisht. Gjithashtu është e rëndësishme që gjuhët të mësohen me intensivitet të njëjtë. Teorikisht për trurin nuk ka rëndësi sesa gjuhë mëson…

 


Downloads are FREE for private use, public schools and for non-commercial purposes only!
LICENCE AGREEMENT. Please report any mistakes or incorrect translations here.
Imprint - Impressum  © Copyright 2007 - 2020 Goethe Verlag Starnberg and licensors. All rights reserved.
Contact
book2 Shqip - Anglisht US Pёr fillestarёt