Learn Languages Online!

Home  >   50languages.com   >   Shqip   >   Anglisht US   >   Pёrmbajtja


89 [tetёdhjetёenёntё]

Urdhёrore 1

 


89 [eighty-nine]

Imperative 1

 

 

 Klikoni mbi tekst! arrow
  
Ti je kaq dembel – mos ji kaq dembel!
Ti fle gjatё – mos fli kaq gjatё!
Ti vjen kaq vonё – mos eja kaq vonё!
 
 
 
 
Ti qesh me zё kaq tё lartё – mos qesh me zё kaq tё lartё!
Ti flet me zё kaq tё ulёt – mos flit me zё kaq tё ulёt!
Ti pi shumё – mos pi kaq shumё!
 
 
 
 
Ti pi shumё duhan – mos pi kaq shumё!
Ti punon shumё – mos puno kaq shumё!
Ti udhёton kaq shpejt – mos udhёto kaq shpejt!
 
 
 
 
Ngrihuni, zoti Myler!
Uluni, zoti Myler!
Rrini ulur, zoti Myler!
 
 
 
 
Kini durim!
Merrni kohёn qё ju duhet!
Prisni njё moment!
 
 
 
 
Kini kujdes!
Jini tё pёrpiktё!
Mos u tregoni budalla!
 
 
 
 


Gjuha kineze

Kinezishtja është gjuha me më shumë folës në të gjithë botën. Sidoqoftë, nuk ka një gjuhë të vetme kineze. Ekzistojnë disa gjuhë të tilla. Të gjithë i përkasin familjes së gjuhëve sino-tibetane. Një total prej rreth 1,3 miliardë njerëz flasin kinezisht. Shumica e tyre jetojnë në Republikën Popullore të Kinës dhe Tajvanit. Ka edhe shumë vende me pakicat kineze. Gjuha më e madhe kineze është kinezishtja standarde. Gjuha e standardizuar quhet edhe mandarin. Mandarin është gjuha zyrtare e Republikës Popullore të Kinës. Gjuhët e tjera kineze shpesh quhen vetëm dialekte. Edhe në Tajvan e Singapor flitet gjuha mandarin. Mandarin është gjuha amtare për 850 milion njerëz. Pothuajse të gjithë njerëzit që flasin kinezisht e kuptojnë atë. Folës të dialekteve të ndryshme e përdorin për t'u kuptuar. Të gjithë kinezët kanë të njëjtën formë të shkruari. Forma kineze e të shkruarit është e vjetër 4000 deri 5000 vjet. Pra, kinezishtja është gjuha me traditën më të vjetër letrare. Kulturat e tjera aziatike kanë adoptuar gjithashtu formën kineze të shkrimit. Karakteret kineze janë më të vështira sesa sistemet alfabetike. Gjithsesi, kinezishtja e folur nuk është aq e komplikuar. Gramatika është relativisht e thjeshtë për t'u mësuar. Prandaj, nxënësit mund të përparojnë mirë mjaft shpejt. Gjithnjë e më shumë njerëz duan të mësojnë kinezisht! Si gjuhë e huaj, po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Kudo ofrohen kurse të gjuhës kineze. Keni guximin ta mësoni edhe ju! Kinezishtja do të jetë gjuha e së ardhmes…

 


Downloads are FREE for private use, public schools and for non-commercial purposes only!
LICENCE AGREEMENT. Please report any mistakes or incorrect translations here.
Imprint - Impressum  © Copyright 2007 - 2020 Goethe Verlag Starnberg and licensors. All rights reserved.
Contact
book2 Shqip - Anglisht US Pёr fillestarёt