Learn Languages Online!

Home  >   50languages.com   >   Shqip   >   Anglisht US   >   Pёrmbajtja


57 [pesёdhjetёeshtatё]

Te mjeku

 


57 [fifty-seven]

At the doctor

 

 

 Klikoni mbi tekst! arrow
  
Kam takim te mjeku.
Kam njё takim nё orёn dhjetё.
Si e keni emrin?
 
 
 
 
Zini vend nё dhomёn e pritjes ju lutem.
Mjeku vjen tani.
Ku jeni i siguruar?
 
 
 
 
Çfarё mund tё bёj pёr ju?
A keni dhimbje?
Ku ju dhemb?
 
 
 
 
Kam gjithmonё dhimbje kurrizi.
Kam shpesh dhimbje koke.
Ndonjё herё kam dhimbje barku.
 
 
 
 
Zbuloni pjesёn e sipёrme tё trupit ju lutem!
Shtrihuni nё krevat ju lutem!
Tensioni i gjakut ёshtё nё rregull.
 
 
 
 
Po ju jap njё gjilpёrё.
Po ju jap tableta.
Po ju jap njё recetё pёr nё farmaci.
 
 
 
 


Fjalë të gjata, fjalë të shkurtra

Gjatësia e një fjale varet nga informacioni që përmban. Këtë ka treguar një studim amerikan. Studiuesit ekzaminuan fjalë nga dhjetë gjuhë evropiane. Kjo u bë me ndihmën e një kompjuteri. Kompjuteri përdori një program për të analizuar fjalë të ndryshme. Me anë të një formule u llogarit përmbajtja e informacionit. Rezultati ishte i qartë. Sa më e shkurtër të jetë një fjalë, aq më pak informacion mbart. Interesant është fakt që ne përdorim më shpesh fjalë të shkurtra sesa të gjata. Ky fakt lidhet me fenomenin e efikasitetit gjuhësor. Ndërsa flasim, ne përqendrohemi në atë që është e rëndësishme. Prandaj, fjalët pa shumë informacion nuk duhet të jenë shumë të gjata. Kjo garanton që të mos humbim shumë kohë për gjëra të parëndësishme. Korrelacioni midis gjatësisë dhe përmbajtjes ka më shumë përparësi. Ai siguron që përmbajtja informuese të mbetet gjithmonë konstante. Me fjalë të tjera, në një periudhë të caktuar kohe ne transmetojmë të njëjtën sasi informacioni. Për shembull, mund të themi disa fjalë të gjata. Ose themi shumë fjalë të shkurtra. Pavarësisht se çfarë zgjedhim: përmbajtja e informacionit mbetet e njëjtë. Si rezultat, fjalimi ynë ka një ritëm të qëndrueshëm. Kjo e bën më të lehtë për dëgjuesit që të na ndjekin. Nëse sasia e informacionit ndryshon herë pas here, vështirësitë rriten. Dëgjuesit nuk do të përshtaten me bisedën tonë. Komunikimi do të ishte më i vështirë. Kush dëshiron të kuptohet saktë, duhet të zgjedhë fjalë të shkurtra. Pasi fjalët e shkurtra kuptohen më mirë sesa ato më të gjata. Prandaj vlen parimi: Keep It Short and Simple! Shkurt: KISS!

 


Downloads are FREE for private use, public schools and for non-commercial purposes only!
LICENCE AGREEMENT. Please report any mistakes or incorrect translations here.
Imprint - Impressum  © Copyright 2007 - 2020 Goethe Verlag Starnberg and licensors. All rights reserved.
Contact
book2 Shqip - Anglisht US Pёr fillestarёt